Fjalorët shqip-anglisht e anglisht-shqip dhe «Fjalori anglisht-shqip» i Stuart Manit
In: Studime filologjike, Heft 4, S. 119-128
Në fillim të shekullit të kaluar, përforcimi i politikës angleze, ne rivalibet me Francën, për depërtimin në Ballkan, na ka dhënë shënimet « udhëtàmit të Hobhauzit dhe të Martin-Likut. Duke përmendur shqipen në një shtojcë të veprës së vet Hobhauzil vëren se nuk ka dëgjuar që të jetë e shkruar, prandaj na jep të përkthyer gramatikën e F. da Leçes. Për këtë shkak leksikografisë i ka humbur fjalori i parë shqip-angiisht, qoftë edhe prej disa fjalësh të një krahine. Hobhauzi shkruan kështu në shtojcën (f. 1126) : «Kisha mbledhur me vështdrësd një fjalor të shqipes së folur nga fshatrat e Atikës dhe do ta kisha dhënë në këtë shtojcë, sikur mos të më kishte dalë përpara gramatika e da Leçes«·. Në shtojcë ka pak fjalë, disa shprehje, numërorët dhe pak vargje të përkthyera anglisht.